Aleanca Kosovare e Bizneseve kritikon reagimin e ATK-së për digjitalizimin e fiskalizimit

Prishtinë | 08 Nën 2025 | 13:49 | Nga Ekonomia Online

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka reaguar ndaj sqarimeve të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) lidhur me procesin e digjitalizimit të arkave fiskale dhe Softuerët Elektronikë Fiskalë (SEF). Në reagimin e saj, Aleanca thekson se disa çështje mbeten të paqarta, duke përfshirë kostot reale për bizneset dhe vendimet e Ministrisë së Financave.

Kestrin Kumnova nga Aleanca Kosovare e Bizneseve tha se ATK-ja nuk mund të shtyjë procesin e digjitalizimit pa vendim të Ministrisë së Financave dhe rikujtoi se vendimi i ministrisë ishte hedhur poshtë nga Gjykata Supreme.

“Është mirë që ATK-ja e rithekson atë që e ka thënë z. Kestrim Kumnova që është institucion ekzekutiv prandaj nuk ka të drejt të shtyjë përpara procesin e digjitalizimit të fiskalizimit pa vendim të Ministrisë së Financave. E siç e dini, vendimin e Ministrisë e ka hedhur poshtë Gjykata Supreme. Tjetra, në këtë reagim nuk ka sqarime për koston prej 20 eurosh që e ka dhënë Drejtori i ATK-së. Çdo përmendje e shumave konkrete ka pasur qëllim ilustrues, mirëpo ka shumë dallim 20 euro prej 600 apo 700 sa mund t’i kushtojë një biznesi digjitalizimi. Ka shumë kundërthënie në këtë reagim, për çka do të dalim me detaje gjatë javës së ardhshme,” thuhet ne reagim.

Reagimi i Aleancës u fokusua edhe tek transparenca e kostove dhe mënyra se si informacioni për digjitalizimin duhet t’u shërbejë bizneseve për një planifikim më të qartë financiar dhe operacional.

Të ngjashme