Prokurori James Pace në seancën e së martës ndaj ish-krerëve të UÇK-së, pyeti dëshmitarin Christophet Hill se a i kujtohet se mbrojtjes së Hashim Thaçit para një jave i ka thënë se arsyeja që pranoi të dëshmojë është se ajo që po ndodh me Thaçin është e gabuar.
Por, dëshmitari tha se nuk i kujtohet një gjë e tillë. Mirëpo, ai shtoi se vazhdon të ketë pikëpamje se UÇK-ja është përpjekur të paraqitet si një ushtri në vija vertikale dhe e fuqishme, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Megjithatë, dëshmitari Hill tha se nuk e ka parë këtë gjë në atëkohë.
“Nuk më kujtohet të kem thënë këtë. Pikëpamja ime personale është dhe vazhdon të jetë se UÇK-ja është përpjekur të prezantohet dhe të paraqitet si një ushtri me vija vertikale të fuqishme. Nuk e kam parë këtë dhe nuk e kam parë këtë në atëkohë”, tha ai.
Përveç kësaj, Hill tha se ka shqetësime lidhur me përpjekjen për të shtuar në këtë strukturë komandën dhe kontrollin.
“Kam shqetësime të vërteta lidhur me përpjekjen për të shtuar në këtë strukturë komandën dhe kontrollin dhe duke marrë parasysh edhe kalimin e kohës, ndjehesha rehat që të paraqitja këto vërejtje dhe këto komente pa u përfshi në politikat e brendshme”, tha Hill
Hill në anën tjetër tha se nuk e ka lexuar në tërësi aktakuzën në këtë rast gjyqësor.
“Nuk e kam lexuar aktakuzën në tërësi”, tha ai.
Ndërsa, për dosjen paraprake tha se nuk e di se kush ia ka dhënë por që e mban mend se e ka lexuar.
“Besoj që po, e kam lexuar”, tha Hill.
Me kaq përfunduan pyetjet e Prokurorisë për këtë dëshmitar.
Ndërsa, me pyetje shtesë ndonëse tha që nuk ka, vazhdoi mbrojtja e Thaçit e prfaqësuar nga avokati Luka Mishetiq.
Ndryshe, një pjesë e kësaj seance kishte mungesë përkthimi.
Më pas seanca e sotme përfundoi, kurse dëshmia e Hill do të vazhdojë nesë me pyetjete trupit gjykues.
Nesër pritet të fillojë dëshminë edhe dëshmitari i radhës pasi të përfundojë Hill dëshminë.