Misioni i OSBE-së, ka reaguar lidhur me situatën financiare të RTK’së, duke thënë se media e shërbimit publik ka rëndësi.
Në reagim shtohet edhe se për demokracinë dhe një shoqëri të informuar, është jetik sigurimi i pavarësisë dhe qëndrueshmërisë së RTK-së.
Postimi:
Media e shërbimit publik ka rëndësi.
Sigurimi i pavarësisë dhe qëndrueshmërisë së RTK-së është jetik për demokracinë dhe për një shoqëri të informuar.
Ne mirëpresim përpjekjet e Presidente Osmani dhe Kryetarit të Kuvendit Basha për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme për financimin e së ardhmes së RTK-së.
#LiriaEMedias #OSBE