Sot rreth orës 16:00 në Istog, një person është lënduar pas një rrahjeje me sopatë.
I lënduari u dërgua në Emergjencën e spitalit rajonal dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Policia njofton se i dyshuari është arratisur dhe është në kërkim, duke qenë i njohur më parë nga organet e rendit.
“I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Emegjencën e spitalit rajonal, dhe sipas informacioneve është jashtë rrezikut për jetën. I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes. I njëjti është i njohur për policinë dhe është në kërkim”, tha policia.