Policia Rajonale e Ferizajt ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një personi të dyshuar për vjedhje të ndodhur në prill të këtij viti.
Sipas njoftimit, me autorizim të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, policia ka publikuar fotografinë e personit që dyshohet se më 24 prill 2025, rreth orës 11:30, në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, ka kryer veprën penale të vjedhjes.
Pavarësisht hetimeve, i dyshuari ende nuk është identifikuar. Policia u bën thirrje qytetarëve që posedojnë informacione rreth identitetit apo vendndodhjes së tij, të kontaktojnë:
-stacionin më të afërt të policisë,
-përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”,
-ose në numrat 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.
Policia e Kosovës garanton se të gjitha informacionet e ofruara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.