Një ushtar nga Kosova që po merrte pjesë në një trajnim në Angli, po akuzohet për përdhunim dhe dy sulme seksuale.
Për këtë rast ka raportuar edhe BBC.
Sipas raportimit, i dyshuari nga Kosova, kishte kryer sulmin më 17 shtator rreth orës 23:30. Ai po trajnonte ushtarë të Ukrainës në Thetford.
Ai do të mbetet në paraburgim deri më 7 prill.
Ushtari nga Kosova e mohoi fajësinë.
Ai është akuzuar për përdhunim pas një sulmi të dyshuar në një shteg këmbësorësh buzë lumit një muaj më parë.
Ushtari është akuzuar për një përdhunim dhe dy sulme seksuale.