Ish-Ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Eduard Bosch mban ligjëratë publike për studentët e UNI – Universum International College

Prishtinë | 13 Nën 2025 | 14:49 | Nga Ekonomia Online


Në kampusin e UNI – Universum International College u mbajt një ligjëratë publike me z. Robert Eduard Bosch, ish-Ambasador i Mbretërisë së Holandës në Kosovë, me temën “Çfarë përfshin diplomacia e mirë?”.

Në këtë ligjëratë ishin të pranishëm studentët dhe stafi akademik i Universum College, të cilët patën mundësinë të dëgjojnë nga afër përvojat, reflektimet dhe vizionin diplomatik të një prej diplomatëve më me përvojë në Evropë.

Gjatë ligjëratës, z. Bosch ndau përvojën e tij shumëvjeçare në diplomacinë ndërkombëtare, duke theksuar rëndësinë e komunikimit ndërkulturor, etikës profesionale dhe bashkëpunimit global në ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe afatgjata ndërmjet shteteve.

Në shenjë vlerësimi për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve Kosovë–Holandë, avancimin e demokracisë dhe mbështetjen e çështjes së drejtë të popullit të Kosovës, Universum International College i ndau z. Robert Eduard Bosch çmimin prestigjioz “Global Leadership Award”.

Kjo ngjarje dëshmoi përkushtimin e UNI – Universum International College për të ofruar studentëve përvoja të jashtëzakonshme akademike dhe ndërkombëtare, duke i pajisur ata me njohuri, inspirim dhe vizion për të qenë liderë të rinj globalë.

Të ngjashme