Sot, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorë, priti në takim njoftues zv/komandantin e KFOR-it, gjeneral brigade Federico COLLINA.
Në takim u diskutuan tema të ndryshme që lidhen me sigurinë në Republikën e Kosovës.
Dy palët u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit të mëtejmë me qëllim të ofrimit të një ambienti më të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim.