E Ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati, ditën e sotme është takuar me drejtorin e Përgjithshëm të Doganës, Agron Llugaliu.
Në njoftimin e ambasadës amerikane, bëhet e ditur se takimi është zhvilluar për të diskutuar bashkëpunimin e vazhdueshëm, si dhe përparimin e lehtësimin e tregtisë.
Në njoftim thuhet edhe se, Prattipati i mirëpret përpjekjet që po forcojnë tregtinë dypalëshe dhe rritjen ekonomike për të dy vendet.
‘E ngarkuara me punë Anu Prattipati u takua sot me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Agron Llugaliu, për të diskutuar bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe përparimin në lehtësimin e tregtisë. Chargé Prattipati mirëpret përpjekjet që po forcojnë tregtinë dypalëshe dhe rritjen ekonomike për të dy vendet tona’’, thuhet në njoftim.
Chargé d’affaires Anu Prattipati met today with Customs Director General Agron Llugaliu to discuss ongoing cooperation and progress on trade facilitation. Chargé Prattipati welcomes efforts strengthening bilateral commerce and economic growth for both our countries. pic.twitter.com/7JGJXQqyA4
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) November 14, 2025