Pyetet për formimin e Qeverisë, Kurti: Më duhet të shkoj

Prishtinë | 18 Nën 2025 | 10:46 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka pranuar që të përgjigjet pyetjeve të gazetarëve se kur do ta thërrasin seancën për formimin e Qeverisë dhe nëse kanë bërë numrat, raporton Ekonomia Online.

“Më duhet të shkoj”, tha shkurt ai.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Glauk Konjufca, si mandatar i dytë për kryeministër ka afat deri më 19 nëntor, pra nesër, që t’ia propozojë Kuvendit përbërjen e re qeveritare, për të parë nëse i ka votat e nevojshme për ta formuar ekzekutivin e ri.

Të ngjashme