Ambasadori francez takon Rashiqin: Riafirmuam përkushtimin për mbrojtjen e të drejtave të të gjitha komuniteteve

Prishtinë | 20 Tet 2026 | 18:18 | Nga Ekonomia Online

Ambasador i Francës në Kosovë, Jean-François Huchet, ka njoftuar se ka pasur takim me ministrin Nenad Rashiq.

Ambasadori francez, ka bërë të ditur se gjatë takimit të dy, kanë diskutuar për të drejtat e komuniteteve joshumicë, njohjen e diplomave dhe kthimin e sigurt dhe të qëndrueshëm të personave të zhvendosur.

‘’Diskutim i mirë me ministrin Nenad Rashiq për të drejtat e komuniteteve joshumicë, njohjen e diplomave dhe kthimin e sigurt dhe të qëndrueshëm të personave të zhvendosur. Riafirmuam përkushtimin tonë për forcimin e bashkëpunimit institucional dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjitha komuniteteve në Kosovë’’, ka shkruar ai.

Të ngjashme