Dështimi për ta zgjedhur kryeministrin, partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takim me Presidenten Osmani

Prishtinë | 20 Nën 2025 | 08:34 | Nga Gzim Mujaj

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dhe Nisma Socialdemokrate do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, meqenëse as mandatari i dytë i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca nuk arriti t’i marrë votat e mjaftueshme për ta bërë Qeverinë e re, raporton Ekonomia Online.

Takimi do të mbahet në 10:30.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu e ka konfirmuar për Ekonomia Online se do të marrin pjesë në këtë takim.

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa e ka konfirmuar këtë për Agjencinë e Lajmeve Ekonomia Online.

Se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj do të shkojë në takim, e ka konfirmuar për Ekonomia Online, Kushtrim Xhemaili.

Po ashtu për EO, deputetja e Nisma Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku tha se ftesës së Presidentes do t’i përgjigjen pozitivisht.

Të ngjashme