Presidentja Shiroka Pula takoi stafin civil të Zyrës së Presidentes

Prishtinë | 19 Tet 2026 | 21:24 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti sot në takim stafin civil të Zyrës së Presidentes, i cili e uroi për marrjen e detyrës dhe i dëshiroi suksese në ushtrimin e mandatit.

Presidentja theksoi rëndësinë e bashkëpunimit, profesionalizmit dhe integritetit në përmbushjen e përgjegjësive institucionale, në shërbim të qytetarëve dhe të Republikës së Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Ajo shprehu mbështetjen e saj për stafin civil, duke nënvizuar rëndësinë e angazhimit të përbashkët për mbarëvajtjen dhe forcimin e punës së institucionit.

Të ngjashme