Kosova do të luajë gjysmëfinalen në udhëtim, finalja eventuale në “Fadil Vokrri”

Kosovo players celebrate after Kosovo's Florent Muslija scored his side's opening goal during the 2026 World Cup Group B qualifying soccer match between Kosovo and Switzerland in Pristina, Kosovo, Tuesday, Nov. 18, 2025. (AP Photo/Visar Kryeziu)
Prishtinë | 20 Nën 2025 | 20:55 | Nga Ekonomia Online

Shorti i Play-Offit për Kupën e Botës 2026 ka përcaktuar edhe rrugën e Kosovës drejt Botërorit.

Kombëtarja e Kosovës do ta luajë ndeshjen gjysmëfinale në udhëtim ndaj Sllovakisë, një përballje që pritet të jetë sfiduese dhe vendimtare për kualifikimin.

Nëse Kosova arrin të fitojë këtë sfidë, finalja e madhe e Play-Offit do të zhvillohet në Fadil Vokrri në Prishtinë, ku do të përballet me fituesin e përballjes Turqi – Rumani.

Kjo mundësi ofron një shans historik për tifozët kosovarë që të shohin kombëtaren e tyre në përballjen më rëndësishme që nga pranimi në shtëpitë më të mëdha të futbollit në botë.

Të ngjashme