Enise Zijade mposht serben, siguron gjysmëfinalen në Junior European Cup

Prishtinë | 23 Nën 2025 | 11:51 | Nga Ekonomia Online

Xhudistja nga Kosova, Enise Zijade, ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Podgorica Junior European Cup 2025.

Në çerekfinale, Zijade triumfoi ndaj xhudistes serbe Andjela Simic, të cilën e mposhti me tri dënime që u konvertuan në Ippon, raporton Klankosova.tv

Në fazën gjysmëfinale, ajo do të përballet me India Serafini nga Italia.

Të ngjashme