Anëtari i LDK-së, Berat Rukiqi, ka reaguar me ironi ndaj deklaratës së deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli, e cila tha se “deshëm me i ulë çmimet, por s’na la LDK-ja”.
Rukiqi ka publikuar një postim të shkurtër, ku ka shprehur habinë dhe sarkazmën e tij ndaj një deklarate të tillë.
“‘Deshtem me i ulë çmimet, po s’na la LDK-ja’, po thotë Fitore Subvencioni. Hahahahahahahahahagaha. Veç një panikë e thellë të sjell në këtë gjendje të absurditetit”, ka shkruar ai.