Putin s’është dakord me pjesë të planit amerikan për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Prishtinë | 04 Dhj 2025 | 20:10 | Nga Ekonomia Online

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se Moska nuk është dakord me pjesë të një plani amerikan se si t’i japë fund luftës Rusi-Ukrainë, pas bisedimeve me negociatorët amerikanë në Kremlin.

“Ndonjëherë kemi thënë se po, mund ta diskutojmë këtë, por për këtë nuk mund të biem dakord”, tha Putin për India Today.

Ai nuk i përmendi pikat e ngërçit. Mbeten të paktën dy pika kryesore mosmarrëveshjeje – fati i territorit ukrainas të konfiskuar nga forcat ruse dhe garancitë e sigurisë për Ukrainën.

I dërguari i presidentit Donald Trump, Steve Witkoff, i cili udhëhoqi ekipin amerikan në bisedimet e së martës, do të takohet me negociatorët e Ukrainës në Florida.

Trump tha se bisedimet ishin “mjaft të mira”, duke shtuar se ishte shumë herët për të thënë se çfarë do të ndodhte pasi “duhen dy për të kërcyer tango”.

Të ngjashme