Imri Ahmeti zotohet se do të punojë më ndershmëri për Komunën e Lipjanit

Prishtinë | 05 Dhj 2025 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

Imri Ahmeti ka bërë betimin edhe për një mandat katër vjeçar si kryetar i Komunës së Lipjanit.

Ai ka falënderuar të gjithë për besimin duke u zotuar se do të punojë me ndershmëri, transparencë dhe përkushtim për çdo familje.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Sot po fillojmë mandatin e ri me besimin tuaj. Me përulësi dhe mirënjohje të thellë, ju falënderoj të gjithëve.

Besimi juaj për mandatin e katërt është nder i madh për mua. Jam pafund mirënjohës për mbështetjen, për besimin dhe për bashkëpunimin që keni dhënë në këtë rrugëtim.

Ky rezultat më bën të ndihem krenar dhe më të vendosur të punoj me ndershmëri, transparencë dhe përkushtim për çdo familje, çdo lagje dhe çdo fshat të komunës sonë. Së bashku do ta çojmë Lipjanin edhe më lart.

Faleminderit nga zemra, Lipjan!

Të ngjashme