FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij garantoi paqen edhe mes Kosovës e Serbisë

President Donald Trump puts on his FIFA Peace Prize during the draw for the 2026 soccer World Cup at the Kennedy Center in Washington, Friday, Dec. 5, 2025. (AP Photo/Chris Carlson)
Prishtinë | 06 Dhj 2025 | 12:42 | Nga Ekonomia Online

Presidenti amerikan, Donald Trump, është nderuar me Çmimin e Paqes nga FIFA gjatë ceremonisë së hedhjes së shortit për Botërorin 2026 i cili do të mbahet vitin e ardhshëm në ShBA, Meksikë dhe Kanada.

Derisa atij iu nda çmimi, në sfond u lëshua një fjalim, ku arsyetohej nderimi që atij po i bëhet.

Mes arsyeve u përmend edhe raporti mes Kosovës dhe Serbisë, për çka u tha se lidershipi i Trumpit ka bërë që të ketë paqe atje.

“Ai ka mbështetur përpjekjet për të ndërmjetësuar armëpushimet dhe për të promovuar angazhimin diplomatik – veprime që ndihmuan në krijimin e kushteve në të cilat paqja mund të zërë rrënjë. Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, u nënshkruan marrëveshjet historike të Abrahamit, duke sjellë përparimin e parë të vërtetë në Lindjen e Mesme në dekada. Udhëheqja e tij ka siguruar që të ekzistojë paqja midis Republikës Demokratike të Kongos dhe Ruandës, Kamboxhias dhe Tajlandës, Kosovës dhe Serbisë, Indisë dhe Pakistanit, Egjiptit dhe Etiopisë, dhe Armenisë dhe Azerbajxhanit”, u tha gjatë kësaj ceremonie.

Trump ka qenë i nominuar edhe për Çmimin Nobel për Paqe, por që nuk arriti ta merrte të njëjtin.

Të ngjashme