KQZ ndryshon vendimin, më 7 dhjetor bëhet tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e 28 dhjetorit

Prishtinë | 06 Dhj 2025 | 19:39 | Nga Ekonomia Online

Të shtunën në mbrëmje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur dhe ka ndryshuar datën për mbajtjen e tërheqjes së shortit për renditjen e subjekeve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025, raporton Ekonomia Online.

Sipas vendimit të ri të KQZ-së, tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, e paraparë të mbahet më 8 dhjetor, do të mbahet një ditë më herët, më 7 dhjetor 2025.

Drejtori i sekretariatit të KQZ-së, Besnik Buzhala njoftoi për procesin.

“Ceremonia e tërheqjes së shortit do të mbahet të dielën, me fillim në ora 14:00 dhe për këtë janë ftuar përfaqësuesit e subjekteve politike”, tha Buzhala.

Të ngjashme