Është arrestuar në Shtime një person që dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij.
Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“DHUNË NË FAMILJE- Shtime 01.12.2025-15:00. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që, ditë më parë kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës f/k. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.