Bajrami zotohet se me Qeverinë e LDK-së do të bëhen publike të dhënat për çdo projekt

Prishtinë | 08 Dhj 2025 | 10:31 | Nga Ekonomia Online

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami është zotuar se në ditën e parë të re të Qeverisë së re në krye me LDK-në do të bëhen publikë të gjitha të dhënat për çdo projekt në Kosovë, pasi që siç përmend rrugën Gjilan, Podujevë, Mitrovicë, Pejë dhe Tetovë .

Në një shkrim në rrjetin social “Facebook”, Bajrami ka shkruar se do të marrë fund praktika e keqqeverisjes  dhe punëve të lëna në gjysmë.

Postimi i plotë:

Në ditën e parë të Qeverisë së re të LDK-së do t’i bëjmë publike të gjitha të dhënat për çdo projekt në Kosovë që nga momenti i nisjes, afati i planifikuar për përfundim, deri te çdo ditë vonesë e shkaktuar gjatë zbatimit.

Çdo projekt do të jetë i hapur për publikun dhe çdo vonesë do të shoqërohet me emra, përgjegjësi dhe llogaridhënie pa marrë parasysh emrat!

Do të kërkojmë llogari nga secili kontraktor që nuk i ka respektuar afatet, por po aq edhe nga çdo zyrtar shtetëror që me neglizhencë, keqmenaxhim apo heshtje ka lejuar bllokimin e projekteve.

Askush nuk do të fshihet më pas procedurave dhe askush nuk do të mbetet pa përgjegjësi.

Projektet publike janë para të qytetarëve dhe duhet të përfundojnë me kohë, me cilësi dhe me standard!

Sa i përket rrugëve për Gjilan, Podujevë, Mitrovicë, Pejë dhe Tetovë,  qytetarët e dinë shumë mirë çfarë ka ndodhur gjatë këtyre pesë viteve: premtime, vonesa, plane të papërfunduara dhe punë të lëna përgjysmë.

E njëjta situatë ka ndodhur edhe me stadiumet dhe shumë objekte të tjera publike –

projekte të zvarritura, buxhete të shpenzuara pa rezultat dhe asnjë përgjegjësi.

Kjo praktikë e keqqeversjes, e punëve të lëna përgjysmë merr fund!

Me Qeverinë e LDK-së fillon llogaridhënia reale dhe përfundon koha e justifikimeve dhe ankesave!

#LDK123

#HykmeteBajrami3

Të ngjashme