Kandidatja për deputete e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ka akuzuar qeverisjen e Kurtit për rritje të madhe të humbjeve të energjisë në komunat veriore të vendit.
Sipas saj, gjatë viteve 2021–2023 humbjet kanë arritur në 131 milionë euro, duke u rritur deri në 15-fish krahasuar me vitin 2020.
Bajrami theksoi se këto të dhëna bazohen në pasqyrat financiare dhe raportet e auditorit të pavarur për KOSTT-in.
Ajo ka bërë publike shifrat vjetore të humbjeve:
2020: 4 milionë euro
2021: 41 milionë euro
2022: 63 milionë euro
2023: 27 milionë euro
Bajrami akuzoi qeverinë se nën administrimin e saj kanë “lulëzuar kriptovalutat dhe laboratorët e drogës” në veri, duke thënë se milionat e humbura të energjisë janë paguar nga qytetarët e Kosovës.