Zelensky i gatshëm për zgjedhje, por me kushte

Ukraine's President Volodymyr Zelensky gives a press conference in Kyiv on February 19, 2025, amid the Russian invasion of Ukraine. Ukrainian President Volodymyr Zelensky said on February 19, 2025 that Russia's leadership are "liars" after a Russian drone attack overnight that followed talks in Saudi Arabia between Russian and US officials. (Photo by Tetiana DZHAFAROVA / POOL / AFP) (Photo by TETIANA DZHAFAROVA/POOL/AFP via Getty Images)
Prishtinë | 10 Dhj 2025 | 07:54 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyj mund të përfytyrojë zgjedhje në Ukrainë edhe në kushtet e luftës. Por për këtë duhet të përmbushen dy kushte: Duhet të krijohet një bazë ligjore dhe të garantohet siguria e zgjedhjeve, tha Zelenskyj para gazetarëve në Kiev.

Nëse plotësohen këto kushte, ai mund t’i kërkojë parlamentit që të përgatisë propozimet për një ndryshim të mundshëm të ligjit. Sepse në kushtet e ligjit të luftës, që është në fuqi, nuk janë të mundura zgjedhjet.

SHBA-së dhe partnerëve europianë Zelenskyj u kërkoi mbështetje që të mund të garantojnë sigurinë e zgjedhjeve. Nëse plotësohen këto kërkesa presidenti ukrainas mendon, se brenda 60 apo deri në 90 ditë mund të zhvillohen zgjedhjet.

Trump bashkohet me kritikën e Rusisë
Pezullimi i zgjedhjeve gjatë luftës sulmuese të Rusisë është kritikuar nga Rusia dhe së fundi edhe nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Në një intervistë për platformën Politico në SHBA Trump i është imponuar Ukrainës për zgjedhje të reja.

Ky vend po arrin “në një pikë, që nuk është më demokraci, tha Trump. Edhe Rusia vazhdimisht përhap pretendimin, se Zelenskyj për shkak të pezullimit të zgjedhjeve nuk ka më legjitimitet në post.

Shumë njerëz në Ukrainë i refuzojnë zgjedhjet gjatë luftës – edhe pse aktualisht është e paqartë, se sa mund të garantohen zgjedhjet në territoret e pushtuara nga Rusia ose në rajonet me luftime./DW

Të ngjashme