Qëndrim Kryeziu: Albin Kurti, kryeministri më i korruptuar që ka pasur Kosova – i shkaktoi dëme trilionëshe Kosovës

Prishtinë | 10 Dhj 2025 | 12:14 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet, Qëndrim Kryeziu, nga Partia Demokratike e Kosovës, ka bërë një reagim publik ndaj qeverisjes së Albin Kurtit, duke thënë se “ka qenë kryeministri më i korruptuar që ka pasur Kosova”.

Kryeziu ka përmendur Ligjin 08/L-125 dhe ndryshimet e debatueshme në Ligjin për Pyjet, përfshirë nenin 25, për të cilin ai pretendon se është futur “natën e 26 tetorit 2023”. Sipas tij, këto veprime kanë çuar në përqendrim të pronës publike në duart e qeverisë në ikje, duke krijuar, siç thotë ai, një sistem ku vendimmarrja kontrollohet nga një zyrë e vetme.

Ai ka akuzuar kryeministrin në detyrë se ka shkaktuar “dëme të mëdha ekonomike”, duke i cilësuar si “trilarda euro”, megjithëse pa dhënë detaje të tjera gjatë deklaratës së tij. Kryeziu ka pyetur nëse “Kosova po funksionon si mbretëri apo si vend demokratik”, duke theksuar se një qasje e tillë qeverisëse duhet të ndalet.

Në deklaratën e tij, Kryeziu ka thënë se pret ndryshim të kursit politik dhe institucional dhe se qytetarët meritojnë, sipas tij, “stabilitet, zhvillim dhe qeverisje që krijon mundësi, jo i mbyll ato”.

Ai ka konfirmuar se kandidon për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës, duke shtuar se synon të kontribuojë në “rikthimin e një logjike të punës dhe zhvillimit”.

Postimi i plotë:

Qëndrimi im është i prerë:

Kryeministri në ikje, Albin Kurti, ka qenë kryeministri më i korruptuar që ka pasur Kosova.

Ai ka qeverisur me një model që ngjan me praktikat e Ferdinand Marcosit — një udhëheqës i njohur për kapjen e shtetit, manipulimin e ligjeve dhe krijimin e monopoleve politike e ekonomike për interes të vetes dhe rrethit të tij.

Sjellja politike e Kurtit ka reflektuar të njëjtën logjikë të centralizimit ekstrem dhe bllokimit të çdo procesi që nuk kontrollohej personalisht prej tij.

Përmes ligjit 08/L-125 dhe ndërhyrjeve të fshehta në Ligjin për Pyjet, përfshirë nenin 25 të futur natën e 26 tetorit 2023, prona publike u përqendrua në duart e qeverisë në ikje.

Kjo krijoi një sistem ku vendos vetëm një zyrë: kush merr tokë, kush investon, kush lejohet dhe kush ndalohet. Kjo është qasja e një kryeministri që ka qenë politikisht i përfshirë në kapje, jo në zhvillim.

Kurti i bëri dëme vendit Triliarda euro, dëme që vështirë kthehen!

A po jetojmë në mbretëri apo vend demokratik?! Këtë mendësi do ta ndalim bashkë me kryeminstrin tonë Bedri Hamza. Qytetarët meritojnë më mirë dhe dinjitetvtë pa cenuar.
Koha e qeverisjes së dështuar ka mbaruar. Vendit i duhet stabilitet, zhvillim dhe kthim te logjika e punës, jo te kapja.

Unë kandidoj për ta rikthyer këtë kurs — për të sjellë një shtet që hap mundësi, jo i mbyll ato.

Kosova meriton zhvillim, jo eksperimente të dështuara.

Të ngjashme