Edhe një mandat, sot betohet Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi

Prishtinë | 12 Dhj 2025 | 09:09 | Nga Ekonomia Online

Ferit Idrizi sot do të betohet edhe për një mandat tjetër që të qeverisë me Komunën e Vushtrrisë.

Ceremoni e seancës inauguruese do të mbahet në ora 10:00 në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” sipas agjendës që e keni pranuar me ftesë.

“Në zbatim të nenit 42, paragrafi 2 (mbledhja inauguruese) dhe nenit 57 të Ligjit nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale (GZ nr. 28, publikuar më 4 qershor 2008), nenit 4, paragrafi 1 të Udhëzimit Administrativ (MAPL) nr. 02/2015 për Mbajtjen e Mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, në cilësinë e Kryetarit (të zgjedhur) të Komunës, ju njoftoj se mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë e thirrur për të premten më 12.12.2025 në ora 10:00, e paraparë që të mbahet në Sallën e Kuvendit të Komunës, do të mbahet në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” sipas agjendës që e keni pranuar me ftesë. Gjithashtu ju njoftojmë se me këtë rast do të bëni betimin dhe do të nënshkruani deklaratën solemne për marrjen e detyrës së anëtarit të Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Të ngjashme