Një grua ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, midis një veture me targa të huaja dhe një kamioni. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Rastin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.
“Sot, rreth orës 07:40, në autostradën “Ibrahim Rugova” në kilometrin e 26-të ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një mjet i rëndë transportues-kamion, me targa vendore dhe një veturë me targa të huaja. Si pasojë e aksidentit drejtuesja e veturës ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i kamionit ka pësuar lëndime. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë Kelani.
LEXO EDHE: