Sigal Prishtina ka marrë një fitore tejet të rëndësishme dhe dramatike ndaj Rahovecit 029, duke triumfuar me rezultat të ngushtë 75–73 në një përballje plot tension deri në fund.
Vreshtarët ishin pranë fitores, por prishtinasit u rikthyen në çastet vendimtare, me Burns që realizoi pikët kyçe në minutat e fundit dhe ndryshoi rrjedhën e ndeshjes.
Pas kësaj humbjeje, Rahoveci regjistron bilancin 4–6, ndërsa Sigal Prishtina tashmë ka bilanc prej 5–5.
Lojtari më i spikatur i ndeshjes për Prishtinën ishte Adrio Bailey, i cili shkëlqeu me 22 pikë dhe 5 kërcime, duke qenë motor i fitores së bardhekaltërve.