Policia e Kosovës dhe Ambasada amerikane me ushtrim të përbashkët

Prishtinë | 12 Dhj 2025 | 17:03 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka zhvilluar ushtrim të përbashkët me Ambasadën Amerikane në Prishtinë, i cili filloi të premten pasdite dhe vazhdoi për disa orë, raporton Ekonomia Online.

Në bazë të skenarëve të paraparë, në ushtrim janë angazhuar njësi të ndryshme policore, nga patrullat e rendit publik deri te njësitë speciale elitare, me pajisje të ndryshme logjistike.

Policia ka kërkuar bashkëpunim dhe mirëkuptim të qytetarëve, sidomos të pjesëmarrësve në trafik, duke bërë thirrje që të shmangin lëvizjen në zonën përreth Ambasadës Amerikane në lagjen “Arbëria”, për shkak të ndërprerjeve të përkohshme të qarkullimit rrugor gjatë ushtrimit.

Të ngjashme