Përfaqësuesi i Fondacionit Turk Maarif në Kosovë, Mehmet Nedim Aslan, vizitoi Komunën e Rahovecit, ku u prit nga Kryetari Smajl Latifi.
Gjatë takimit u diskutua për veprimtarinë arsimore të Fondacionit Maarif në Prishtinë dhe Prizren, nga niveli parashkollor deri në arsimin e mesëm. Kryetari Latifi informoi për potencialin arsimor të komunës së Rahovecit, projektet për të rinjtë dhe iniciativat që mbështeten nga komuna në fushën e arsimit.
Përfaqësuesi Aslan foli për punën dhe programet arsimore të Fondacionit Maarif në Kosovë, duke vlerësuar mundësitë e bashkëpunimit. Të dyja palët shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar në projekte që kontribuojnë në zhvillimin e të rinjve.
Në përfundim të vizitës, Aslan falënderoi Kryetarin Latifi për mikpritjen dhe diskutimet konstruktive.