Parlamenti i Kosovës ka miratuar më 14 dhjetor 2018 një paketë prej tri ligjesh që i hapin rrugë transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, pa ndryshuar emërtimin e saj.
Vendimi u përkrah nga 106 deputetë, ndërsa një deputet abstenoi.
Ligjet e miratuara përfshijnë atë për Ministrinë e Mbrojtjes, për Forcën e Sigurisë së Kosovës si dhe për shërbimin në FSK, të cilat u votuan veç e veç pas shqyrtimit të amendamenteve.