Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitë tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datën 15.12.2025 ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Kosova për në Shqipëri.
I dyshuari ishte arrestuar nga njësitet e Policisë së Kosovës, pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Shqipërisë, nën dyshimin e përfshirjes në vepra penale ‘përfshirje në grup të strukturuar kriminal’. Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit në mes të institucioneve të R. Kosovës dhe atyre shqiptare.
Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen, arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.