Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Adnan Sogojeva ka nda një foto me prindërit duke shprehur falënderimin që kanë sakrifikuar për arritjet e tij.
Postimi i plotë:
Hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore nuk mund ta nis më ndryshe se me këtë foto.
Sepse në këtë moment kaq të rëndësishëm për mua, kjo rrugë nuk mund të fillojë pa u kthyer aty ku zemra ime gjen kuptim, te familja e dëshmorit, te heroi im, Ferdi Curri.
Para babës Esat dhe nënës Halime këtyre prindërve që kanë sakrifikuar më shumë se çdokush, unë qëndroj me shpirt të përulur. Ata nuk janë vetëm prindërit e Ferdit, ata janë prindër të të gjithëve neve që e duam Kosovën. Në sytë e tyre ka dhimbje, por mbi të gjitha ka një forcë hyjnore, një dashuri që të rrit, që të frymëzon, që të tregon se sakrifica për atdheun është e shenjtë.
Në praninë e tyre, njeriu e kupton se Kosova nuk është vetëm vend, por amanet. E kupton se liria nuk është vetëm fjalë, por gjak. Dhe e kupton se rruga përpara nuk është vetëm ambicie, por përgjegjësi ndaj atyre që nuk janë më me ne.
Ne, të gjallët që kemi pasur shokë e vëllezër dëshmorë, mbajmë mbi vete një barrë që nuk mund të matet me poste, me tituj apo me fushata.
Çdo hap i yni duhet të jetë i pastër.
Çdo vendimmarrje duhet të jetë e drejtë.
Çdo veprim duhet të jetë në nder të tyre.
Sepse Kosova është amanet.
Amaneti i Ferdit.
Amaneti i të gjithë dëshmorëve.
Amaneti që na detyron ta bëjmë vendin tonë më të mirë, më të drejtë dhe më të denjë për gjeneratat që vijnë.
Me këtë ndjenjë, me këtë përgjegjësi dhe me këtë dashuri për Kosovën, unë e nis këtë rrugëtim.
I përulur para sakrificës, i vendosur në mision dhe i bindur se e ardhmja e vendit ndërtohet me punë, me nder dhe me besim.
Bashkë. Përpara.
#PDK130
#BedriHamza1✅
#AdnanSogojeva95✅