Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti gjatë perurimit të urës së re për këmbësorë mbi Ibër në Mitrovicë, tha se në çdo takim me ndërkombëtarët e përsërit qëndrimin e tij se ura kryesore në këtë lum duhet të jetë e hapur, raporton Ekonomia Online.
“Në çdo takim e përsërisim qëndrimin tonë se ura duhet të jetë e hapur. Kemi 77 ura mbi lumin Ibër, disa prej tyre në Mal të Zi dhe Serbi. Në urën kryesore ka persona që nuk duhet të jenë aty, ka pjesëtarë të KFOR-it. Dëshirojmë të kemi shkëmbim tregtar dhe lëvizje të lirë. Urat mbi Ibër janë të Mitrovicës dhe të mitrovicasve”, tha Kurti.

