Bytyqi u bën thirrje qytetarëve: Më të vendosur se kurrë, bashkë në krah të popullit

Prishtinë | 18 Dhj 2025 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja për deputete nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi, u ka bërë thirrje qytetarëve që ta mbështesin në zgjedhje, duke theksuar angazhimin për të qenë në krah të qytetarëve dhe për një të ardhme me jetë dinjitoze për secilin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bytyqi ka deklaruar “Më të vendosur se kurrë, po bëhemi bashkë në krah të popullit. Për të ardhmen e secilit që të jetoj dinjitetshëm”.

Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës me numrin 129, si dhe kandidaturën e saj për deputete me numrin 6, duke theksuar se angazhimi i saj do të jetë i orientuar drejt mbrojtjes së interesit qytetar dhe përmirësimit të mirëqenies sociale.

Të ngjashme