Sopaj: Nga Prizreni historik nisëm fushatën elektorale me energji dhe përkrahje të madhe qytetare

Prishtinë | 18 Dhj 2025 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bekim Sopaj, ka njoftuar hapjen e fushatës elektorale nga Prizreni historik, duke e cilësuar këtë moment si një fillim të fuqishëm të rrugëtimit drejt zgjedhjeve, me energji të madhe dhe përkrahje të gjerë nga qytetarët.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sopaj ka theksuar se hapja e fushatës në Prizren u shënua me entuziazëm dhe mobilizim të madh, duke shprehur besimin e plotë në programin qeverisës të PDK-së dhe vizionin për zhvillim ekonomik, mirëqenie dhe shpresë për çdo qytetar. Ai ka theksuar se fushata po vazhdon me mesazhin e unitetit dhe ecjes përpara, nën thirrjen “Bashkë. Përpara.”, duke i ftuar qytetarët që ta mbështesin PDK-në me numrin 130, kandidatin për kryeministër Bedri Hamza me numrin 1, si dhe kandidaturën e tij për deputet me numrin 104.

Të ngjashme