Kandidati për deputet i LDK-së, Festim Kabashi, ka kritikuar Albin Kurtin i cili sulmoi opozitën nga objekti i Qeverisë, në pikun e fushatës.
Kabashi shkruan:
Albin Kurti edhe sot e përdori objektin e Qeverisë për ta sulmu opozitën.
Por pyetja është e thjeshtë: si ka mundësi që ky njeri ende flet si opozitar, kur është në pushtet prej vitesh?
Prodhuesit vendorë i ka harru, ndërsa sloganin “Duaje tënden” nuk e ka përmend më. Përkundrazi bizneseve ia ka vështirësu punën.
Çmimi i rrymës është rrit disa herë, me një fjalë jeta është ba më e randë për qytetarin e zakonshëm.
Megjithatë, Kurti vazhdon të flasë sikur opozitar, sikur dikush tjetër ka qeveris. Pushteti nuk është për ankesa, por është për përgjegjësi.
Më 28 dhjetor zgjidhni shpresën ✌️
Votoni 123 LDK
Votoni 1 Lumir Abdixhiku
Votoni 41 Festim Kabashi