Bekim Sopaj kandidat për deputet, mbështet vizionin e Bedri Hamzës

Prishtinë | 20 Dhj 2025 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Bekim Sopaj, kandidat i PDK-së për deputet përmes një postimi, ka theksuar se vendimi për të hyrë në garën zgjedhore buron nga besimi i tij se politikat më të mira ndërtohen bashkë me qytetarin dhe në shërbim të mirëqenies së tij.

Sipas Sopajt, në qendër të çdo vendimi duhet të jetë qytetari, pa dallim shtrese shoqërore, duke përmendur studentët, punëtorët, bujqit, policët, ushtarët, mjekët, infermierët, pensionistët, ndërmarrësit dhe të gjitha kategoritë e tjera të shoqërisë.

“Me përkushtim dhe përgjegjësi i kam hyrë kësaj gare, për të qenë zëri juaj dhe për të përfaqësuar interesat tuaja me dinjitet në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar Sopaj.

Ai ka bërë thirrje për bashkim rreth vizionit dhe lidershipit të Bedri Hamzës, duke theksuar se ky vizion synon një Kosovë më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të fortë.

Sopaj ka kërkuar drejtpërdrejt mbështetjen dhe votën e qytetarëve, duke e cilësuar atë si një votë që do të jetë “zë i fuqishëm për qytetarin dhe për Kosovën”.

Të ngjashme