Mjegulla vështirëson qarkullimin, policia apelon shoferët të bëjnë kujdes

Prishtinë | 20 Dhj 2025 | 17:02 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit rrugor, për shkak të pranisë së mjegullës në disa zona të vendit.

Sipas njoftimit zyrtar, mjegulla po e zvogëlon dukshmërinë në rrugë, duke rritur rrezikun për aksidente trafiku.

Me këtë rast, policia u ka bërë apel të gjithë drejtuesve të automjeteve që të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, të mbajnë distancë të mjaftueshme nga automjetet e tjera dhe të përdorin dritat adekuate gjatë vozitjes.

Po ashtu, qytetarëve u kërkohet të respektojnë shenjat e komunikacionit dhe rregullat e trafikut, si dhe të shmangin manovrat e rrezikshme që mund të rrezikojnë jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Të ngjashme