Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se parashikohet se më shumë se 100 mijë fëmijë dhe 37 mijë gra shtatzëna dhe që ushqejnë me gji në Gaza do të vuajnë nga kequshqyerja akute deri në prillin e ardhshëm.
Ghebreyesus bëri një postim nga platforma e kompaninë amerikane e medias sociale X.
Ai deklaroi se analiza e fundit e Klasifikimit të Integruar i Fazës së Sigurisë Ushqimore (IPC) të përgatitur nga agjencitë e OKB-së për Gazën tregon se asnjë zonë e Rripit të Gazës nuk klasifikohet aktualisht si “nën uri”, por pavarësisht këtij progresi, operacionet humanitare mbeten jashtëzakonisht të brishta për shkak të kufizimeve të vazhdueshme.
“Është vlerësuar se më shumë se 100 mijë fëmijë dhe 37 mijë gra shtatzëna dhe që ushqejnë me gji në Gaza do të vuajnë nga kequshqyerja akute deri në prillin e ardhshëm”, shtoi Ghebreyesus.
Ai tha se vetëm 50 për qind e objekteve shëndetësore në Gaza janë pjesërisht funksionale, duke vënë në dukje se ka mungesë të furnizimeve mjekësore për shkak të kufizimeve të shumta.
“Kërkojmë miratimin urgjent të hyrjes së furnizimeve dhe pajisjeve thelbësore mjekësore si dhe strukturave të parafabrikuara spitalore”, tha kreu i OBSH-së./AA