Sopaj: Nga takimet me qytetarët u theksua angazhimi i PDK-së për zhvillim ekonomik dhe mbështetje të bizneseve

Prishtinë | 23 Dhj 2025 | 08:00 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bekim Sopaj, ka njoftuar se në mbrëmjen e sotme janë zhvilluar takime me qytetarë të Prelezit të Jerlive, Bablakut, Prelezit të Muhaxherëve, Tërrnit, Talinocit të Jerlive, Mirashit, Surqinës, Muhocit dhe Cërrnillës, ku është diskutuar për prioritetet programore të PDK-së.

Sipas Sopajt, gjatë këtyre takimeve është theksuar angazhimi i PDK-së për zhvillimin ekonomik dhe përkrahjen e bizneseve, duke nënvizuar se këto janë shtylla kyçe të programit të partisë. Ai ka theksuar mesazhin “Bashkë. Përpara.”, duke potencuar se qytetarët po shprehin mbështetje për vizionin e PDK-së dhe kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza.

Të ngjashme