Blerta Deliu për reduktimet e rrymës: Qytetarët po paguajnë më shtrenjtë, ndërsa të privilegjuarit po bëjnë miliona

Prishtinë | 23 Dhj 2025 | 11:54 | Nga Ekonomia Online

Blerta Deliu, kandidate për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar lidhur me reduktimet e rrymës në vend, duke kritikuar qeverisjen e Albin Kurtit.

Deliu në postimin e saj ka thënë se, qytetarët paguajnë më shtrenjtë, ndërsa sipas saj disa të privilegjuar bëjnë milionat, duke shtuar edhe se kjo është kapje e shtetit ejo krizë energjetike.

Postimi:

Edhe këtë fundvit s’po na e lënë me pa mirë. Gjysma e Kosovës në terr. Jo për shkak të mungesës së energjisë, se furnizimi i rregullt ka qenë punë e kryer. Por për shkak të mafisë energjetike që është rehatu brenda Qeverisë.

Vuk Hamoviq, Martin Berisha & CO, emra që s’kanë kurrfarë lidhje me interesin e qytetarëve, por shumë lidhje me fitimin, skemat dhe me shumë gjasë, edhe me financimin e fushatave.

Qytetarët paguajnë më shtrenjtë, shteti shtiret i pafuqishëm, ndërsa disa të privilegjuar bëjnë milionat. Kjo s’është krizë energjetike. Kjo është kapje e shtetit. Është vjedhje e shtetit.

Kosova ka pasur zgjidhje. Por Qeveria ka zgjedhur interesin privat mbi qytetarin.

Prandaj, me 28 dhjetor, ju zgjidhni interesin tuaj. Votoni për ndryshim.

Të ngjashme