Kandidati për deputetë nga radhët e PDK-së, Bekim Sopaj ka marrë mbështetjen e pakontestueshme të Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu, duke thënë se rrugëtimi me të për 25 vjet ka qenë nder, duke theksuar se kjo përvojë i ka dhënë mësimin se fitoret ndërtohen me punë, vendosmëri dhe besim te qytetari.
Për këtë ai ka kërkuar votën e qytetarëve duke thënë se kjo votë nuk humbet por shndërrohet në zë të fuqishëm.
Postimi i plotë:
Jam thellësisht i nderuar që për plot 25 vite kam rrugëtuar krah për krah me Kryetarin model, Kryetarin e fitoreve të njëpasnjëshme, z. Agim Aliu në shërbim të qytetarëve dhe me rezultate konkrete.
Kjo përvojë më ka mësuar se fitoret ndërtohen me punë, vendosmëri dhe besim te qytetari.
Prandaj sot kërkoj votën tuaj me përgjegjësi të plotë një votë që nuk humbet, por shndërrohet në zë të fuqishëm për ju, për familjet tuaja dhe për qytetarët e Republikës së Kosovës.
#PDK130✅
#BedriHamza1✅
#BekimSopaj130✅
fb.me
fb