Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Adnan Sogojeva është pritur në takim nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega Fushë Kosovë, si dhe Shoqatën e Invalidëve të Luftës së UÇK-së – dega Fushë Kosovë. Derisa njofton për mirëpritjen që iu bë, ai thtoë se kjo kategori e lavdishme për shtetin e Kosovës nuk ka nevojë për pretime por për përkushtim.
“Sot vizitova Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega Fushë Kosovë, si dhe Shoqatën e Invalidëve të Luftës së UÇK-së – dega Fushë Kosovë, ku u mirëprita nga kryetarët respektivë. Kjo kategori e lavdishme për shtetin tonë nuk ka nevojë për premtime, por për përkushtim të sinqertë dhe veprim konkret. Angazhimi im ndaj veteranëve dhe invalidëve të luftës nuk është i ri, kam pasur nderin të shërbej edhe si sekretar në këtë Organizatë, duke qenë gjithmonë pranë tyre, në ditë të mira e të vështira. Përkushtimi im për këtë kategori jashtëzakonisht meritore nuk është premtim, është zotim. Bashkë. Përpara. #PëDK130 #BedriHamza1✅ #AdnanSogojeva95✅”, ka shkruar Sogojeva.

