Kusari: Metodat e VV-së nuk kalojnë, Inspektorati e riktheu Blerta Foniqin në pozitën e saj në RTK

Prishtinë | 23 Dhj 2025 | 17:05 | Nga Ekonomia Online

Inspektorati i Punës ka konstatuar shkeljet e RTK-së për degradimin e gazetares Blerta Foniqi. Juristja e mediave, Flutura Kusari në një reagoi tha se “metodat e VV-së nuk kalojnë” dhe uroi gazetaren për fitoren në të drejtën e saj.

Postimi i plotë:

Metodat e Vetëvendosjes, alla Viktor Orban, për ta kontrolluar tërësisht RTK-në nuk kalojnë!

Redaktorja lajmeve qëndrore Blerta Foniqi është larguar nga edicioni i lajmeve për shkak se kishte raportuar për një raport të një organizate ndërkombëtare ku kritikohej RTK-ja. Kjo ka qenë vetëm një shkas për ta larguar nga lajmet qendrore.

Së fundmi, Blerta ka qenë filtri i vetëm ndaj propagandës në lajmet qendrore. Me largimin e saj, lajmet qendrore u shndërruan në përralla politike, të shkruara në selinë e VV dhe të lexuara në TV pak para kohës së gjumit të fëmijëve.

Sot, Inspektorati i Punës e ka kthyer Blertën në pozitën e saj.

Nuk mund ta përshkruaj sa shumë më gëzon ky fakt, sepse propaganda e VV-së nuk do të kalojë për aq kohë sa Blerta do t’i redaktojë lajmet (kur është në ndrrim).

Urime, Blertë. Mbaje frontin, mos u dorëzo dhe ta dish që nuk je vetëm!

Nëse nuk zbatohet vendimi që ajo të kthehet në lajme qëndrore përgjegjëse është direkt Lëvizja Vetëvendosje.

Nacionale Facebook

Të ngjashme