KQZ e rikujton se ndalimi i votimit familjar është vepër penale

Prishtinë | 25 Dhj 2025 | 14:54 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se votimi familjar në zgjedhjet e 28 dhjetorit është i ndaluar.

Siç bëhet e ditur në njoftim, KQZ-ja thotë se votimi familjar ndalohet me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe se Kodi Penal e cilëson votimin familjar si vepër penale.

“Vota është personale dhe e fshehtë. Respekto ligjin, respekto demokracinë”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Të ngjashme