Bytyqi nga AAK: Gratë janë zëri i ndryshimit dhe zhvillimit në politikë

Prishtinë | 25 Dhj 2025 | 20:54 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja për deputete nga AAK, Albana Bytyqi, ka zhvilluar një takim me gratë, ku theksoi rëndësinë e tyre në politikë.

“Pa ndihmën e grave në politikë, nuk mund të ketë vendimmarrje të drejtë, zhvillim të qëndrueshëm dhe përfaqësim të vërtetë të shoqërisë”.

Ajo shtoi se gratë sjellin ndjeshmëri, përgjegjësi dhe guxim për të ndryshuar realitetin, duke qenë zëri i familjes, i komunitetit dhe i së ardhmes.

Bytyqi u bëri thirrje qytetareve të votojnë për kandidatët e AAK, duke përfshirë numrat: 129 ✅, 6, 11, 35.

Të ngjashme