Parashikimi i Blerim Velës: Dalja afër 900 mijë votues deri në mbyllje të vendvotimeve

Prishtinë | 28 Dhj 2025 | 18:18 | Nga Ekonomia Online

Ish-këshilltari i presidentes dhe njohësi i proceseve elektorale, Blerim Vela, ka parashikuar që afërsisht 900 mijë votues deri në mbylljen e qendrave të votimit.

Ai tha se pjesëmarrja paradite ishte midis niveleve si në shkurt 2021 dhe shkurt 2025.

“Moti i ftohtë ka të ngjarë të ketë penguar pjesëmarrjen e hershme, gjë që sugjeron se pjesëmarrja mund të rritet më vonë gjatë ditës. Pritja ime e përafërt: afërsisht 900 mijë votues deri në mbylljen e qendrave të votimit”, tha ai.

Të ngjashme