Pas përfundimit të procesit të votimit, disa qytetarë simpatizantë të Albin Kurtit kanë shkuar te zyrat e Vetëvendosjes, dhe disa të tjerë në sheshin e Prishtinës, raporton Ekonomia Online.
E një nga mërgimtarët që erdhi nga Zvicra, Agim Zeqiri thotë se me fitoren e VV-së mund ta shqyrtojë edhe mundësinë e kthimit në Kosovë, ani pse larg vendlindjes jetoi 46 vjet.
“46 vite i kam edhe 4 vjet ja kam dhënë vetës e di të kthehem këtu. Po edhe mua me duhen disa investim ti bëjë këtu që ta kem bazën e sigurt”, ka thënë ai.
E ai pati disa kritika ndaj opozitës.
“Në emër të Ibrahim Rugovës nuk mundi me marr vota askush hiç. Për momentin qysh është tash nuk është bash i kënaqur, po besojmë që kemi me kalu 51 për qind. Kemi punuar shumë në këtë drejtim. Nuk është populli bash i pa shkolluar siç kanë menduar LDK, PDK e AAK. Besoj që Albin Kurit do t’i realizoj premtimet që i ka dhënë”, tha ai.
