LDK ka humbur në të gjitha komunat e Kosovës

Prishtinë | 28 Dhj 2025 | 21:35 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar publikimin e rezultateve të para nga zgjedhjet parlamentare e mbajtura sot.

Bazuar në këto rezultat, LDK ka pësuar debakël në këto zgjedhje, duke humbur në të gjitha komunat e Kosovës, përfshirë ato në të cilat qeverisin kryetarët e saj.

Vetëvendosje ka fituar bindshëm në komunat ku qeverisë LDK, si Prishtinë, Lipjan, Pejë, Istog, Dragash dhe në Junik.

Kujtojmë se tani kur janë numëruar mbi 80% të kutive të votimit, Lëvizja Vetëvendosje prinë me 50.06%, PDK me 20.66% dhe LDK renditet e trea me 14.12%.

Të ngjashme